Dita e Verës, atmosferë festive në Tiranë, koncerte dhe aktivitete të shumta, rrugët mbushen me qytetarë

Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festive në Tiranë, e cila është dekoruar me lule për t’i thënë kryeqytetit shqiptar ngjyrat e pranverës.

Atmosfera ndihet nga të gjithë ata që përshkojnë bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, teksa muzika mbush ajrin.

Qytetarët, kryesisht familjarë me fëmijë kanë dalë në shëtitje duke iu gëzuar rrezeve të diellit që paralajmërojnë pranverën dhe duke harruar për disa orë shqetësimet e ditës.

Festimet në Ditën e Verës janë bërë të përvitshme, ndërkohë që do të ketë aktivitete edhe me rastin e shpalljes së Tiranës, kryeqyteti i Rinisë për këtë vit.

Programi artistik do të vijojë përgjatë gjithë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Në mbrëmje pritet që këngëtari kolumbian Maluma të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

“Njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, Stresi del kundër koncertit të Malumës

Stresi ka dalë kundër koncertit që do të mbajë Maluma në Tiranë. Artisti latin me famë botërore do të këndojë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Krahas tij do të interpretojnë dhe artistët shqiptarë, Elgit Doda dhe Ronela Hajati, e cila do të hapë shfaqjen.

Por reperi ka dalë kundër këtij organizimi, i cili ka kërkuar që të bojkotohet koncerti. Në një postim që ka bërë në rrjete sociale, Stresi thotë se njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai. Maluma do të performonte në vitin 2020, por koncerti u shty për shkak të Covid-19.

Horoskopi ditor, 14 mars 2022

Dashi

Juve qe jeni ne një lidhje duhet patjetër t’i jepni fund rutinës qe ju ka pushtuar nëse nuk doni te keni probleme. Duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Beqaret me ne fund do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar kaq kohe. Ai do jete me personalitet te forte dhe mjaft inteligjent. Me FInancat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm sepse po FIlluan problemet, zor se do ndalen shpejt.

Demi

Planetët do favorizojnë projektet e përbashkëta për çiftet. Do kaloni me tepër kohe me partnerin dhe do afroheni akoma me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret me ne fund do jene gati t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë. Po te kishit pritur edhe pak kohe do e kishit humbur atë. Financat do jene ne çdo moment te mbrojtura. Mund te bëni shpenzimet e nevojshme pa pasur frike.

Binjaket

Sot do keni vështirësi te mëdha për t’u kuptuar me partnerin tuaj. Do jeni te dy palët si ne ajër dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Kërkoni ndihmën e miqve ose qëndroni pak larg për te reflektuar. Beqaret do favorizohen nga Merkuri dhe do realizojnë një takim fantastik. Ne planin FInanciar duhet t’i bëni me kujdes llogarite para se te hidhni çdo hap.

Gaforrja

Do i përkushtoheni gjate gjithë kohës partnerit tuaj sot dhe ai nuk do ketë për çfarë te ankohet. Mbrëmja do jete akoma me e këndshme. Beqaret do afrohen mjaft me një person, por ende nuk dihet e ardhmja e historisë se tyre. Me mire te mos nxitohen për asgjë. Buxheti do ekuilibrohen ne mënyrë te menjëhershme. Do e shtrëngoni rripin e shpenzimeve dhe do jeni me largpamës.

Luani

Ka rrezik te merrni kritika nga partneri juaj sot për mungese qëndrueshmërie. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni qe ta humbni atë dalëngadalë. Beqaret do ja lënë gjerat kohës dhe nuk do bëjnë asgjë me ngulm. Kjo do jete zgjedhja me e mire. Ne planin FInanciar do keni shume fat. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë te ardhurat tuaja, shume shpejt keni për t’u pasuruar.

Virgjeresha

Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni shume te qete dhe mund te debatoni shpesh me atë qe keni ne krah. Beqaret as qe do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje sepse kane te tjera pikësynime. Buxheti nuk do jete i mire. Duhet te kërkoni sa me pare ndihme ne mënyrë qe te mos keni probleme me te mëdha.

Peshorja

Nuk do kuptoheni mire me partnerin tuaj sot dhe kjo mund ta ndërlikojë disi situatën. Zënkat do jene te vogla, por te shpeshta, prandaj nuk do rrini dot ne qetësi. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por do ju vije një surprize e papritur ne mesdite. Me financat tregohuni gjithë kohës te arsyeshëm dhe keni për ta pare qe gjendja do filloje te stabilizohet.

Akrepi

Fale ndikimit pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete tej mase harmonike sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione te veçante qe do ju bëjnë ta dashuroni akoma me tepër partnerin. Beqaret nuk duhet te mërziten po nuk e gjeten dashurinë sepse shume shpejt ajo do vije për ta. Te ardhurat do përmirësohen me shume fale disa te ardhurave qe do merrni nga një pune e përfunduar.

Shigjetari

Me ne fund do e ndryshoni rutinën ju te dashuruarit dhe do ju duket sikur do rilindni. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni te gjera interesante e për surpriza. Beqaret do kenë një dite te mbushur me te papritura te këndshme. Beni atë qe do mendoni si me te logjikshmen. Ne planin financiar do jeni te detyruar te kufizoni shpenzimet sepse gjendja nuk do jete e mire.

Bricjapi

Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj sot dhe do mërziteni pamase kur ai te mos ua plotësojë. Mundohuni te jeni te logjikshëm sepse po vazhduat kështu do e largoni atë qe doni. Beqaret do jene energjike ne maksimum dhe do joshin gjate gjithë kohës. Shumica do ketë fat. Buxheti me ne fund do ketë disa ndryshime pozitive. Do jeni gjithë kohës te organizuar.

Ujori

Kjo e sotmja do jete një dite e zakonshme për ata qe janë ne një lidhje. Do i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkoni asgjë te jashtëzakonshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati te bëjnë ndryshime te statusit dhe do refuzojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe nuk do e keni problem te shpenzoni me tepër për gjerat qe ju pëlqejnë.

Peshqit
Dite shume e bukur ka për te qene kjo për te dashuruarit. Do bëni gjithçka qe do keni ne dore për ta përmirësuar lidhjen dhe për te përjetuar sa me shume emocione. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe një etape fantastike do FIlloje për ta. Ne planin FInanciar do ketë përmirësime fale perkujdesit te treguar me shpenzimet, por edhe fale punëve qe keni kryer.

Kap “qiellin” çmimi i biletës Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan, rritje në të gjitha qytetet

Rritje kudo. Transporti ndër të parët.

Mësohet se është rritur çmimi i biletës së udhëtarëve në autobusët e linjës Durrës-Tiranë.

Udhëtarët do paguajnë 500 lekë të vjetra më shumë duke shkuar në 2 mijë lek nga 1500 që ka qenë më parë.

Rritje të çmimit të biletës pati edhe gjatë pandemisë, me 300 lekë, ndërkohë që justifikimi në atë periudhë nga ana e drejtuesve ishte përgjysmimi i kapacitetit, por edhe kur situata ndryshoi çmimi mbeti i palëvizur.

Durrësi ka numrin më të madh të studentëve të cilët bëjnë çdo ditë rrugën drejt kryeqytetit dhe anasjelltas. Ndërkohë që me 500 lekë është rritur edhe çmimi i biletës së autobusëve të linjës Elbasan-Tiranë.

Po ashtu rritje do të ketë edhe për biletat mes qyteteve të tjera ku ndryshimi më i ndjeshëm është te biletat e qyteteve që janë larg njëri-tjetrit, që kushtojnë zakonisht më shumë.

Gjithashtu rritje çmimesh pritet të ketë edhe nga urbanët në Tiranë, drejtuesit e tyre kanë kërkuar që bileta të shkojë 80 lekë, nga 40 lekë që është tani.

Kiçja dhe Skerdi Faria në “Shihemi në gjyq”

Sot në “Shihemi në gjyq” ishte Kiçja, fenomeni i Instagramit, dhe doktori i VIP-ave, Skerdi Faria.

Kiçja tha se ka lidhur kontratë me klinikën e tij për të kryer operacione falas, por pikat e kontratës nuk janë përmbushur.

Ajo u shpreh se doktori “i ka premtuar” që do t’i bëjë vithet, gjoksin por nuk e ka mbajtur premtimin.

Nga ana tjetër Skerdi tha se është në gjendje t’ia bëjë të gjitha ndërhyrjet që ajo kërkon, përpos vitheve.

Kiçja: Unë doktorin e kam dashur shumë si njeri por më doli i pabesë. Më zhgënjeu! Unë jam shumë e njohur në rrjete sociale, jam njohur me doktorin nga një giveaway, më bëri hundën. Firmosa një kontratë…

Skerdi: Me të gjithë klientët tanë kemi kontrata. Zonjusha ka dy kontrata bashkëpunimi.

Del horoskopi javor 14-21 Mars, ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat

Dashi

Jeta shoqërore do të marrë një shkëlqim, përtej angazhimeve në axhendë. Entuziazmi do të jetë në maksimumin e të gjitha kohërave, ndaj për ju do të jetë një muaj vitaliteti, të cilin do t’ju duhet ta shfrytëzoni plotësisht. Në dashuri këshilla është t’i referoheni dashurisë së njerëzve të dashur, sepse përndryshe në raste nevoje nuk do të mund të mbështeteni në mbështetjen e të tjerëve. Do të ketë një sfidë të re pune dhe nga pikëpamja e shëndetit dhe mirëqenies në përgjithësi do të keni një gjendje të shkëlqyer.

Demi

Do të gjeni një mënyrë për të ndryshuar rrënjësisht stilin e jetës tuaj dhe për t’ju bërë të ndiheni më mirë në çdo fushë. Përsa i përket dashurisë nuk duhet të përfundoni në panik, nëse nuk ndjeni të njëjtën gjë si partneri juaj. Për sa i përket punës, do t’ju duhet të vlerësoni aktivitetin që ju përfshin. Për shëndetin, java e mesit të marsit është ideale për rikuperimin e buzëqeshjeve dhe energjisë së humbur, si dhe për relaksim.

Binjakët

Së shpejti do të keni mundësinë të jetoni jetën ashtu siç dëshironi, por fillimisht në dashuri do t’iu duhet të heqni qafe praninë e njerëzve që pengojnë lumturinë tuaj, të prekur nga zilia ndaj atyre që kanë lindur në këtë  shenjë. Mund të ketë diskutime me shefin në vendin e punës. Përsa i përket shëndetit mund të lindin shqetësime psikologjike.

Gaforrja

Moment kompleks dhe përgjegjësi të reja. Në këtë fazë tranzicioni do të lindë vendimi për të marrë një histori të gjatë, a ia vlen të ndiqet? Në vendin e punës, pavarësisht problemeve, një koleg mund t’ju ndihmojë. Kur bëhet fjalë për shëndetin e përgjithshëm, do të jetë e rëndësishme të përqendroheni në hobi dhe aktivitete që ju pëlqejnë.

Luani

Për më tepër, horoskopi javor i Paul Fox nga  Luani sugjeron t’i jepet përparësi zgjidhjes së disa çështjeve personale, që lidhen edhe me të dashurit dhe familjen, që patjetër duhen zgjidhur.

Peshorja

Prioriteti është të kuptojmë se nuk është gjithmonë e mundur të kemi një shpjegim racional për situatat që na përfshijnë. Në dashuri vjen një fazë pacifiste. Për financat dhe punën do jeni në rrugën e duhur për rritjen profesionale. Për mirëqenien, rekomandohet të filloni një rutinë ushtrimesh aerobike të lehta dhe me peshë trupore.

Akrepi

Për Akrepin pritet zgjidhja e një pyetjeje që ka munduar të gjithë të lindurit në shenjën e ujit,  për disa kohë. Në dashuri, konceptimi i mendimit për të cilin një marrëdhënie e ndërmarrë me një person të dashur për ne duhet të zgjasë domosdoshmërisht për një jetë të tërë, duhet lënë pas. Në punë dhe financa, mos e teproni duke rritur shpenzimet shtesë dhe filloni të bëni shkurtime të kushtueshme dhe të panevojshme. Përsa i përket shëndetit në përgjithësi, përpiquni të zhvisheni nga superstrukturat që nuk ju lejojnë të shpreheni ashtu siç dëshironi.

Shigjetari

Për të lindurit e shenjës është e rëndësishme të mbani mend se jo të gjithë janë në gjendje të kenë ide të qarta si ju. Në dashuri shmangni diskutimet që mund të komprometojnë marrëdhëniet tuaja romantike. Në punë shmangni akumulimin e stresit dhe nga pikëpamja e mirëqenies me krijimtarinë tuaj do arrini t’i kundërviheni mërzisë.

Bricjapi

Vëmendje duhet t’i kushtohet aktiviteteve që zhvillohen, sepse gabimi për shkak të pavëmendjes mund të jetë afër. Tendenca për të bërë shpenzime të mëdha mund të çojë në probleme financiare. Për një mirëqenie të përgjithshme rekomandohet një dietë e pasur me fruta dhe perime.

Ujori

Do t’ju duhet përqendrimi i duhur për të ecur përpara. Në dashuri do të duhet të gjeni guximin për të zbuluar ndjenjat tuaja. Në punë dhe financa mund të lindë një shqetësim financiar. Këshilla për mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm është të relaksoheni.

Peshqit

Peshqit , sipas horoskopit javor Paolo Fox, më në fund, nëse i vënë në jetë idetë që kanë pasur në kokë, do të arrijnë arritje të rëndësishme, në të gjitha aspektet e jetës, këshilla për të optimizuar mirëqenien është të shmangni teprimet në  konsumimin e ëmbëlsirave.

I mbyllën emisionin pa nisur ende, Donald dhe Romeo Veshaj i hyjnë muzikës! Ja shuma e parave që kërkojnë binjakët për netët “live”

Donaldi nuk mundi të fitonte “Big Brother”, por duket se fitoi një famë të madhe jashtë.

Prej më shumë se 4 muajsh aktori ishte ndër më të preferuarit e publikut, duke bërë për vete sidomos moshat e reja, por prapë nuk arriti të fitonte çmimin e madh.

Përgjatë netëve të spektaklit aman ai mori dhuratë ëndrrën e tij, një emision në ‘Top Channel’. Batuta që spikati më së shumti në 136 ditë në shtëpi ishte padyshim “Më li të flas”, që u shndërrua në titullin e emisionit që ai dhe vëllai i tij do të kishin në ‘Top’, pas përfundimit të spektaklit.

Themi do të kishin, sepse gjërat u rrokullisën shumë shpejt mbrëmjen e 18 shkurtit, kur çmimi i madh shkoi për Ilir Shaqirin. Në media u përfol se binjakët kishin hequr dorë nga spektakli duke ndërruar planet. Një natë pasi fitues i ‘Big Brother VIP’ u shpall balerini Ilir Shaqiri, Romeo Veshaj ka fshirë nga profili i tij në ‘Instagram’ videon e emisionit që do të prezantonte me binjakun e tij.

Ky emision iu premtua Donald Veshajt gjatë kohës që ai ndodhej brenda “Big Brother VIP”, surprizë që i emocionoi të dy vëllezërit. Një video e publikuar tregonte Romeo Veshajn e tensionuar pikërisht pasi u shpall fitues balerini Ilir Shaqiri.

Megjithatë nga ajo që kemi mundur të mësojmë ka qenë produksioni ai që ka pezulluar transmetimin e emisionit që dy vëllezërit do të bënit. Pas debateve të natës finale, produksioni është tërhequr nga ideja e spektaklit talkshow. Marrëdhëniet e ngrira mes tyre dhe moderatores Arbana Osmani vijojnë ende, duke qenë se ata kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke dëshmuar kështu se kanë ndërprerë çdo komunikim.

Por teksa kanë bërë hapa pas në karrierën e tyre televizive, binjakët po bëjnë hapa para në muzikë. Pas daljes së Donaldit nga ‘Big Brother’, janë shtuar fansat që duan ta shohin atë në muzikë. Nisur nga ky fakt, ata janë shfaqur më shpesh në klubet e kryeqytetit, por jo vetëm.

Së bashku me kantautorin Elgid Doda vëllezërit Veshaj kanë një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte edhe jashtë vendit. Jo vetëm kaq, por ata janë ndër më të kërkuarit, duke u paguar edhe me shumë marramendëse, sa paguhen artistët më të njohur të skenës. Bëhet me dije se deri në 5 mijë euro marrin për të qenë prezent në koncertet që organizohen gjatë fundjavës, por jo vetëm.

Rrugëtimi i tyre i ri në muzikë, kërkon tashmë impenjime të reja, duke u përgatitur këtë herë si këngëtar. Donaldi aktualisht është duke përgatitur një këngë të re në bashkëpunim me Fifin.

Në një nga koncertet e saj të fundit këngëtarja së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin në kor “Filoqyl” e më pas Fifi thotë: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”

Videoja nuk u ka shpëtuar fansave që e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke aluduar se çfarë po përgatit dyshja. Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “Filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi. Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.

Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata. Para disa ditësh Fifi postoi një foto me Donaldin në ‘Instagram’ ku shkroi: “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë”, shkroi këngëtarja duke iu paraprirë komenteve që do “e akuzonin” për mendjemadhësi.

Ndoshta “Filoqyl” do të titullohet kënga e tyre e radhës, që mezi po pritet nga fansat e shumtë që kanë. Fama e Donaldit po përkthehet shpejt edhe në të ardhura, ku shumë biznese po e marrin për reklamë.

Mjafton të kujtojmë se çfarë ndodhi javën e shkuar në Maqedoni, ku Donald Veshaj lajmëroi se ishte nisur drejt Maqedonisë dhe i ofroi mundësinë fansave që ta takonin në një nga qendrat tregtare të Shkupit. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim.

Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar, aq sa u desh ndërhyrja e sigurisë, për të vendosur rregull përgjatë takimit. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë karriera e aktorit në muzikë, ku aktualisht radhitet në top artistët më të paguar.

Covid-19 në Shqipëri, më në fund vjen një lajm i mirë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situatës së Koronavirusit për 24 orët e fundit, ku fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 663 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër.

Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.

“Donaldi nuk kishte dashuri për Trixën”, deklarata e Monikës i lë të gjithë “pa fjalë’”

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka qenë një nga njerëzit më të lidhur me Donaldin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo ka bërë që ajo të ketë informacion lidhur me marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosajn.

Së fundmi, Monika ka folur për herë të parë pas ndarjes së çiftit, duke thënë se ata ishin në fazën e njohjes së bashku.

Sipas aktores, nga ana e Donaldit ishte shumë herët për të rënë në dashuri.

“Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur. Të dy duhej të ishin njohur. Kanë pasur një njohje një mujore, nuk e di sepse tani pas daljes kam parë shumë gjëra”, tha ajo.

Erdhi pranvera, rriten temperaturat javën e ardhshme

Java e ardhme do të sjellë rritje të temperaturave në të gjithë territorin, si në vlerën minimale ashtu dhe në atë maksimale.

Dita e hënë do të vijojë të jetë me temperatura nën zero në orët e para të mëngjesit, për të arritur në 16 gradë gjatë ditës.

Ndërkohë nga dita e martë, të mërkurë dhe të enjten termometri do të shënojë rritje të temperaturave, ku pritet që në vlerat maksimale të arrijnë në 19 gradë celcius.

Ndërkohë ditën e premte pritet të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Për më shumë lajme nga vendi dhe bota, mos nguroni të na ndiqni në rrjetet sociale.