“Do merrni 50 mijë dollarë nëse…”, Rama u bën thirrje qytetarëve

BERAT

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Berat, ku prezantoi në një dëgjesë me qytetarë e sipërmarrës të qytetit, projektin për bonusin e rijetëzimit, që do t’iu vihet në dispozicion qytetarëve për restaurimin e banesave që ndodhen në zonat muzeale.

Rama tha se në janar të vitit 2021 qeveria do të hapë aplikimet për të familjet që kanë një banesë të vjetër dhe duan ta kthejnë atë në një biznes atraktiv në fushën e turizmit.

Ai theksoi se mbështetja do të nisë nga 10 mijë dollarë për restaurime të pjesshme si rregullimi i çatisë apo pjesëve të tjera të godinës, dhe deri në 50 mijë dollarë për transformim rrënjësor të saj.

“Rijetëzimi i i kalave është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjë një vend me trashëgimi kulturore të pasur si Shqipëria.

Përfitoj nga rasti t’i bëj një thirrje familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla pranë kalasë kryesisht, që tani me këtë bonus rijetëzimi për të gjithë ata që do duan të futen në një plan transformimi të shtëpisë deri në 50 mijë dollarë.

Është i njëjti parim që është përdorur për bujqësinë përmes pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit.

Është një instrument i marrë nga BE, ku shteti jep dhuratë një pjesë të parave bazuar në një angazhim të subjekteve që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.”

Kryebashkiaku Petrit Sinaj bëri me dije se do të hiqet tarifa për të hyrë në kalanë e Beratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.