Këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” do të jetë ditën e sotme prezente në live show.

Herën e fundit, ku ajo ishte e ftuar rrjeti kishte ‘zier’ nga afrimiteti i Donaldit dhe Beatrix, për të cilën Semi tha se është një lojë, ndërsa kur dëgjoi Donaldin duke iu referuar Beatrix se “ajo që dua është kjo”, këngëtarja nuk e përmbahu dot veten dhe u largua nga studio pa thënë asgjë.

Po sot a do tentojë ajo të flasë me Donaldin? Mbetet të presim!

Rikujtojmë se Semi ka qenë shumë e afërt me Donaldin brenda shtëpisë, aq sa e ka quajtur “vëlla”, por mesa pamë të gjithë, miqësia e saj me Bora Zemanin, e cila po e priste Donaldin jashtë e tejkalon çfarëdolloj raporti që ajo krijoi me Donaldin brenda shtëpisë.

Semi nuk ngurroi ta hiqte Donaldin dhe nga lista e personave që ndiqte në rrjetin social Instagram dhe Romeo Veshaj, i cili menaxhon Instagram-in e vëllait të tij Donaldit, pas pak ditësh ia kthehu në të njëjtën mënyrë.

Ajo nuk është prononcuar më për situatën “Bora-Donald-Beatrix”, që pas live show-ut ku ishte e ftuar për herë të fundit dhe mbetet të presim nëse do të flasë për këtë temë apo do e anashkalojë.

Join the Conversation

1 Comment

  1. Okay here are the details. I want to add a new button to firefox, the purpose of that button is that when i type something in the address bar in firefox and click that button in navigation toolbar, that must serve the purpose of “I am feeling lucky button on google homepage”. Any super genius here?.

Leave a comment

Your email address will not be published.