“Po mundohemi t’i fshijmë, por…”, çfarë fshihet pas shenjave të rusëve në çatitë e banorëve ukrainas?

Ndërtesat në Ukrainë janë duke u mbushur me mesazhe papritur.

Forcat ruse dhe diversantët pro-Kremlinit dyshohet se kanë shënuar ndërtesat për të ndihmuar trupat e Vladimir Putin.

Fotot tregojnë ndërtesa banimi në Kiev me kryqe të kuq në çatitë e tyre dhe më pas të marrin shenjester.

Autoritetet në qytet kanë paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për çdo simbol të dyshimtë.

“Banorët e ndërtesave të larta që kanë akses në çati, ju lutemi kontrolloni urgjentisht çatinë për shenja. Etiketat në dru mund të lyhen ose të mbulohen me shirit reflektues,”-tha qeveria lokale e Kievit në mediat sociale.

“Zyrtarët e qytetit po u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë vendet e etiketuara, të paraqesin fotografi tek zbatimi i ligjit dhe të raportojnë të dyshuarit që mund të jenë të përfshirë në etiketim”.