
Çiljeta është konkurrentja më e re në Për’puthen.
Në rrjet kanë qarkulluar fotografi ku shfaqet pranë Mevlanit, i cili është bërë pjesë e programit të dashurisë edhe këtë sezon.
Çiljeta, e cila është nënë e një fëmije ka treguar se njihet me Mevlanin, por aktualisht e ka fshirë në rrjete sociale.
Në përballjen e ditës së sotme, ajo nuk hezitoi të zbulonte dhe bisedat me Mevlanin duke i thënë:
“Më ke shkruajtur në Tik Tok, je fiksimi im. Kur të shkruajta për përputhen, pse nuk e hoqe fiksimin?”
Ndërsa ai iu përgjigj:
“Po të të kisha fiksim, do vija në Vlorë.”
Nga ana tjetër, Çiljeta i tha se e paska ndjekur aq sa di cdo hap të saj në cdo moment pasi jetën e bën mes Tiranës, Vlorës dhe Italisë.