Covid-19 në Shqipëri, më në fund vjen një lajm i mirë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situatës së Koronavirusit për 24 orët e fundit, ku fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 663 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër.

Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.