
Qytetarë të çdo moshe kanë folur sot në protestë.
Një grua e moshuar, e cila ishte prezente në protestën e sotme në Tiranë, deklaroi se kishte ardhur për të bërë një vepër bamirësie.
Përballë kryeministrisë, e moshuara deklaroi se do ia falë pensionin e saj Linda Ramës, pasi me atë që ka as nuk ha dhe as nuk pi dot.
“Kam ardhur në protestë të bëj një vepër bamirësie. 2 milionë lekë mua më duhen për analiza, ilaçe dhe vizita. Pensionin e kam 70 mijë lekë.
Kam ardhur t’i fal pensionin tim Linda Ramës. Se unë me pension as nuk ha e as nuk pi, as nuk laj ujë e as nuk laj drita”, tha protestuesja pensioniste.