Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festive në Tiranë, e cila është dekoruar me lule për t’i thënë kryeqytetit shqiptar ngjyrat e pranverës.

Atmosfera ndihet nga të gjithë ata që përshkojnë bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, teksa muzika mbush ajrin.

Qytetarët, kryesisht familjarë me fëmijë kanë dalë në shëtitje duke iu gëzuar rrezeve të diellit që paralajmërojnë pranverën dhe duke harruar për disa orë shqetësimet e ditës.

Festimet në Ditën e Verës janë bërë të përvitshme, ndërkohë që do të ketë aktivitete edhe me rastin e shpalljes së Tiranës, kryeqyteti i Rinisë për këtë vit.

Programi artistik do të vijojë përgjatë gjithë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Në mbrëmje pritet që këngëtari kolumbian Maluma të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza”.