Pse Sidrit Bejleri është penduar në lidhje me Fifin në “The Voice”

Sidrit Bejleri ishte i vetmi që u kthye për Fifin kur ajo këndoi “Mercy on me” në audicionet e fshehura të “The Voice of Albania” në vitin 2011.

Rrugëtimi i Fitit në spektaklin muzikor mund të kishte zgjatur më shumë, në rast se Bejleri nuk do ta kishte vendosur përballë një konkurrenti të fortë asokohe.

Në një bisedë në “Ëndërrtjerrësit”, Sidriti u shpreh se është penduar që ka “përplasur” në fazën e betejave Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët në skuadrën e Sidritit i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin [më të ngjashëm]. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla [në këmbë]. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi.

Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit” – tha ai.

Sidriti shtoi se zgjedhjet kanë qenë të vështira se “The Voice” si format ka qenë më i shkurtër se formatet e tjerë të ngjashëm, pra konkurrentët dilnin shumë pak në skenë, diku te 6-7 herë dalje televizive.

Fifi ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të “The Voice of Albania”, ku fituese u shpall Rina Bilurdaku, ndjekur nga Marsela Çibukaj në vendin e dytë.

“Po bëj sakrifica për djalin tim”, Bora Zemani humb durimin me ndjekësen e saj

Bora Zemani është një ndër moderatoret më të dashura.

Ajo ka qenë kryefjalë e mediave gjatë muajve të fundit për shkak të historisë me Donald Veshajn.

Si një nga personazhet më të komentuar, merr gjithmonë vëmendjen me postimet që bën në rrjete sociale.

Së fundmi, Zemani ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit.

Por një koment që ka lënë një ndjekëse e saj ka tërhequr vëmendjen e moderatores. Ishte një ironi e pastër, gjë që Borës nuk i ka pëlqyer aspak.

“Të shkuarit në pishinë me kaq shumë make up, nuk është studio televizive”, ka shkruar ndjekësja ndërsa Bora ia ka kthyer:

“Ndjesë që nuk më doli koha të hiqja make up, por mu desh që direkt pas pune të shkoja me vrap të merrja djalin për ta çuar ne kursin e notit.

Mos u mërzit për sakrificat e mia. Më duhet të jem e grimuar në punë”.

I mbyllën emisionin pa nisur ende, Donald dhe Romeo Veshaj i hyjnë muzikës! Ja shuma e parave që kërkojnë binjakët për netët ‘live’

Donaldi nuk mundi të fitonte “Big Brother”, por duket se fitoi një famë të madhe jashtë.

Prej më shumë se 4 muajsh aktori ishte ndër më të preferuarit e publikut, duke bërë për vete sidomos moshat e reja, por prapë nuk arriti të fitonte çmimin e madh.

Përgjatë netëve të spektaklit aman ai mori dhuratë ëndrrën e tij, një emision në ‘Top Channel’. Batuta që spikati më së shumti në 136 ditë në shtëpi ishte padyshim “Më li të flas”, që u shndërrua në titullin e emisionit që ai dhe vëllai i tij do të kishin në ‘Top’, pas përfundimit të spektaklit.

Themi do të kishin, sepse gjërat u rrokullisën shumë shpejt mbrëmjen e 18 shkurtit, kur çmimi i madh shkoi për Ilir Shaqirin. Në media u përfol se binjakët kishin hequr dorë nga spektakli duke ndërruar planet. Një natë pasi fitues i ‘Big Brother VIP’ u shpall balerini Ilir Shaqiri, Romeo Veshaj ka fshirë nga profili i tij në ‘Instagram’ videon e emisionit që do të prezantonte me binjakun e tij.

Ky emision iu premtua Donald Veshajt gjatë kohës që ai ndodhej brenda “Big Brother VIP”, surprizë që i emocionoi të dy vëllezërit. Një video e publikuar tregonte Romeo Veshajn e tensionuar pikërisht pasi u shpall fitues balerini Ilir Shaqiri.

Megjithatë nga ajo që kemi mundur të mësojmë ka qenë produksioni ai që ka pezulluar transmetimin e emisionit që dy vëllezërit do të bënit. Pas debateve të natës finale, produksioni është tërhequr nga ideja e spektaklit talkshow. Marrëdhëniet e ngrira mes tyre dhe moderatores Arbana Osmani vijojnë ende, duke qenë se ata kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke dëshmuar kështu se kanë ndërprerë çdo komunikim.

Por teksa kanë bërë hapa pas në karrierën e tyre televizive, binjakët po bëjnë hapa para në muzikë. Pas daljes së Donaldit nga ‘Big Brother’, janë shtuar fansat që duan ta shohin atë në muzikë. Nisur nga ky fakt, ata janë shfaqur më shpesh në klubet e kryeqytetit, por jo vetëm.

Së bashku me kantautorin Elgid Doda vëllezërit Veshaj kanë një agjendë shumë të ngjeshur me koncerte edhe jashtë vendit. Jo vetëm kaq, por ata janë ndër më të kërkuarit, duke u paguar edhe me shumë marramendëse, sa paguhen artistët më të njohur të skenës. Bëhet me dije se deri në 5 mijë euro marrin për të qenë prezent në koncertet që organizohen gjatë fundjavës, por jo vetëm.

Rrugëtimi i tyre i ri në muzikë, kërkon tashmë impenjime të reja, duke u përgatitur këtë herë si këngëtar. Donaldi aktualisht është duke përgatitur një këngë të re në bashkëpunim me Fifin.

Në një nga koncertet e saj të fundit këngëtarja së bashku me të pranishmit fillojnë të bërtasin në kor “Filoqyl” e më pas Fifi thotë: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”

Videoja nuk u ka shpëtuar fansave që e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke aluduar se çfarë po përgatit dyshja. Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të bukur në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “Filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi. Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”.

Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata. Para disa ditësh Fifi postoi një foto me Donaldin në ‘Instagram’ ku shkroi: “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë”, shkroi këngëtarja duke iu paraprirë komenteve që do “e akuzonin” për mendjemadhësi.

Ndoshta “Filoqyl” do të titullohet kënga e tyre e radhës, që mezi po pritet nga fansat e shumtë që kanë. Fama e Donaldit po përkthehet shpejt edhe në të ardhura, ku shumë biznese po e marrin për reklamë.

Mjafton të kujtojmë se çfarë ndodhi javën e shkuar në Maqedoni, ku Donald Veshaj lajmëroi se ishte nisur drejt Maqedonisë dhe i ofroi mundësinë fansave që ta takonin në një nga qendrat tregtare të Shkupit. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim.

Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar, aq sa u desh ndërhyrja e sigurisë, për të vendosur rregull përgjatë takimit. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë karriera e aktorit në muzikë, ku aktualisht radhitet në top artistët më të paguar. /Panorama Plus

Fshati Piqeras pa nuse, dasma e fundit 30 vite më parë

Në fshatin Piqeras të Sarandës, dasma e fundit ishte para 30 vitesh.

E për pasojë, nuk dihet sa kohe ka që mungojnë lindjet.

Të moshuarit që kanë mbetur do të donin ti kishin pranë fëmijët, por i kanë këshilluar të mos kthehen.

Dyert e mbyllura me dry janë panorama e fshatit Piqeras, ku sot kanë mbetur vetëm 20 shtëpi.

VIDEO

Emigrimi mbetet një nga problemet më të mëdha në fshatrat e jugut, ku shumë nga të moshuarit e kalojnë pensionin të vetëm, me fëmijët e tyre që jetojnë shumë larg tyre.

Për më shumë lajme nga vendi dhe bota, mos nguroni të na ndiqni në rrjetet sociale. 

Situata në Ukrainë, mbërrin më në fund lajmi i mirë

Leonid Slutsky, një anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në negociatat me delegacionin ukrainas që nga fillimi i bisedimeve.

“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm”, tha Slutsky.

Sipas agjencisë shtetërore ruse, RIA, Slutsky thekson se kjo është një rruge e mbarë dhe se ka një pritshmëri që të dy delegacionet mund të arrijnë në nënshkrimin e një dokumenti.

“Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim,” tha ai.

“A të ka pëlqyer Donaldi?”, Beniada jep përgjigjen epike

Modelja Beniada Nishani iu është përgjigjur sot të gjithëve atyre që dyshojnë se mes saj dhe aktorit Donald Veshaj kishte një pëlqim më shumë sesa shoqëror.

E ftuar në ‘E diell’, ditën e sotme Beniada u shpreeh se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë më shumë sesa shoqërore.

Madje ajo u shpreh se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël.

Kujtojmë se në fund të marsit pritet të rikthehet sërish një orar i dedikuar për Big Brother Albania VIP, që do të bëjë bashkë të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të parë të këtij reality show.

Nga prilli rritet paga minimale dhe zerohet taksa mbi këto rroga në Shqipëri

Pas protestave të ditëve të fundit, qeveria ka bërë me dije dje se ka marrë një sërë masash për të lehtësuar pasojat.

Ndërsa ditën e sotme kryeministri ka informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Rama lajmeron se zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill. Gjithashtu do të ketë rritje të pagës minimale.

Duke folur per situaten ne Ukraine, Rama tha se “po shikojmë pasojat si gjithë vendet e tjera tek rritja e cmimeve ndaj kemi vendosur dje paketën e rezistencës sociale ndër të cilat është masa për ta futur në fuqi menjëherë e jo për të pritur qershorin si ishte plani i buxhetit te vitit 2022, heqjen e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë”.

Gjithashtu kryeministri thote se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do te akordohen për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.

“Është bërë sI modë këtu që pagat janë 200 mijë lekë, jo është 300 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë. E menjëherë nga muaji prill paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë dhe do e rrisim cdo vit e ambicia është që në fund të këtij mandati mos ketë pagë nën 400 mijë lekë”, tha kryeministri.

Ka miell për gjithë vitin, Ministria e Bujqësisë: Rezervat e importuesve të grurit, të mëdha

Furnizimi i vendit me grurë dhe miell është i garantuar për të gjithë vitin.

Këtë e konfirmon Irfan Tarelli, drejtor i politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, i cili thotë se nuk ka vend për panik.

Sasia e importuar deri më tani mbulon nevojën e konsumimit deri në qershor.

Ndërsa më pas do të mbështetemi edhe te prodhimi ynë bujqësor.

“Rezervat e importuesve të grurit janë të mëdha. Ka edhe kontrata të lidhura me vende të tjera. Konfirmojmë që furnizimi me grurë, me miell dhe është i garantuar deri në fillimin e prodhimit të ri në vend, që nis që nga fundi i muajit qershor dhe gjithë korrikun, kemi sasi të konsiderueshme për furnizimin e gjithë popullsisë.”

Me grurin vendas që do të hidhet në treg në qershor do të mbulohen 50% e nevojave, ndërsa importuesit po negociojnë për të lidhur kontrata të tjera, në tregjet alternative.

“Sasitë janë të garantuara, deri në fillimin e korrjes së grurit, marrjen e prodhimit të ri, nuk ka asnjë shqetësim, me prodhimin e ri krijojmë një stabilitet.

Me prodhimin e ri ne mbulojmë mbi 50% të nevojave në grurë dhe mbi 80% në misër. Nuk përbëjnë asnjë shqetësim. Pjesa tjetër duhet importuar, flasim për importe që shtrijnë efekte për të gjithë vendin. S’ka asnjë vend për panik.”

Ironia e së moshuarës në protestë: Do bëj bamirësi, do ia fal pensionin tim Linda Ramës!

Qytetarë të çdo moshe kanë folur sot në protestë.

Një grua e moshuar, e cila ishte prezente në protestën e sotme në Tiranë, deklaroi se kishte ardhur për të bërë një vepër bamirësie.

Përballë kryeministrisë, e moshuara deklaroi se do ia falë pensionin e saj Linda Ramës, pasi me atë që ka as nuk ha dhe as nuk pi dot.

“Kam ardhur në protestë të bëj një vepër bamirësie. 2 milionë lekë mua më duhen për analiza, ilaçe dhe vizita. Pensionin e kam 70 mijë lekë.

Kam ardhur t’i fal pensionin tim Linda Ramës. Se unë me pension as nuk ha e as nuk pi, as nuk laj ujë e as nuk laj drita”, tha protestuesja pensioniste.

“Do keni takime të këndshme”, Meri Shehu jep lajmin e mirë për këtë shenjë horoskopi

Parashikimi Astrologjik dt 13 Mars 2022

Dashi

Sot duhet te merreni me ceshtje familjare Duhet te shmangni debatet me njerzit qe ju lidh puna

Demi

Do ju ndihmojne sot persona te afert dhe ceshtjet ekonomike mund te gjejne zgjidhje por kini kujdes se zhgenjimi ngelet nje opsion i forte keto dite

Binjaket

Dikush ju pengon ne planet tuaja sot Por hena ne Gaforre i lehteson disi ceshtjet ekonomike

Gaforrja

Sot do keni takime te kendshme Cedhtjet ekonomike mund te rregullohen megjithese ka akoma shume per te bere

Luani

Gjendja juaj shpirterore do ndryshoj sot Nje ceshtje ekonomike do marre perparesi kujdesuni per marredheniet tuaja dhe levizni me kujdes

Virgjeresha

Tani ceshtjet e punes fillojne te sqarohen avash avash Mos merni risqe te medha Te lindurit ne dhjetediteshin e trete do jene shume te forte

Peshorja

Eshte e sigurte qe jeta juaj do narre nje rruge te re .Por nuk do mungoj e problemet per ju te lindurit ne Tetor .

Akrepi

Do kete nota te kendshme ne jeten erotike dhe ate familjare Po ju te lindurit ne dhjetediteshin e dyte do keni probleme dhe duhet te beni kujdes

Shigjetari

Nje ceshtje ekonomike do kete zhvillim te mire Por persona te familjes do kene probleme dhe nevoj per ndihmen tuaj

Bricjapi

Shume nga ju do vihen ne dileme ne lidhje me nje ndryshim apo te qendrojne atshtu sic jane Qendroni me tone te ulura

Ujori

Sot mund te perparoni ne ceshtje ekonomike Por ka dyshime dhe dilema Dhjetediteshi i dyte do kete veshtiresi

Peshqit

Jeta juaj sentimentale premton shume Por duhet te beni kujdes ne ceshtjet ekonomike