Horoskopi ditor, 11 dhjetor 2021

Dashi: Jini diplomatik, veçanërisht nëse ju prekin. Dita ka një fillim të vështirë në dashuri. Në punë është më mirë të shtyni për vitin e ri investimet për ristrukturim dhe shitje.

Demi: Fundjavë plot emocione në dashuri. Në punë duhet të përpiqeni të zgjidhni një çështje me paratë. Jini të vetëdijshëm për mundësinë e ndryshimit në punë.

Binjakët: Në dashuri sot është më mirë të mbani nën kontroll të gjitha emocionet e pakëndshme. Në punë, nëse keni një biznes duhet të rishikoni marrëdhëniet me një partner.

Gaforrja: Takime të reja të këndshme mund të vijnë në dashuri. Në punë mos i nënvlerësoni propozimet e reja. Nëse keni të bëni me një shitje, mund të ketë një vonesë për shkak të çështjeve burokratike.

Luani: Në dashuri është më mirë të shtyni të gjitha diskutimet e rëndësishme në datën 12. Në punë po përjetoni një periudhë ndryshimesh me role dhe zëvendësime të reja.

Virgjëresha: Hëna përballë dashurisë, më mirë të qëndroni larg njerëzve që mund të krijojnë probleme. Megjithatë në punë po reflektoni për lajmet.

Peshorja: Jini të durueshëm në dashuri, Hëna është e kundërt me ju. Shtyni vendimet në punë.

Akrepi: Afërdita ende pozitive për emocionet, kjo ditë është e dobishme edhe për ndjenjat. Në punë duhet të bësh diçka, janë shpenzuar shumë para për familjen dhe duhet të rikuperosh.

Shigjetari: Mos vendosni shumë mish për të gatuar. Duket se zemra juaj është e ndarë mes dy pretendentëve. Një ngarkesë energjie pozitive po vjen në punë, duke u rritur që nga dita e 13-të.

Bricjapi: Është dita e duhur për të thënë atë që ndjeni. Mos e shtyni për nesër, përndryshe priten hutime të vogla. Nëse keni ndonjë problem në punë, mund të jeni të dyzuar në zgjidhjen që duhet ti jepni.

Ujori: Sot përballuni me një fjalim që e kishit shtyrë, keni ide më të qarta. Në punë mund të dëshironi të ndryshoni, por kujdes nga armiqtë.

Peshqit: Hëna është në shenjën tuaj: kjo frymëzon ëmbëlsi dhe emocione të mira. Yjet janë të favorshëm në të gjitha fushat, është koha për një ide të mirë në punë.

Sabiani, Antonela apo Meridiani? Ja kush u eleminua në Big Brother

Rrugëtimi i tij në shtëpi u mbyll.

Sabiani është banori i eleminuar në këtë javë i Big Brother Vip në këtë puntatë.

Eliminimi i Sabianit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka prekur personazhet e tjerë të shtëpisë.

Aventura e disajavorëshe e këngëtarit mbyllet këtu, ndërkohë që gjatë këtij spektakli ai ka qenë një prej banorëve protagonistë.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

Kujdes sonte pas mesnate, kthesa e papritur që do të marrë moti

Surprizat e motit nuk ndalen.

E gjithë pjesa jugore e Shqipëisë do përfshihet nga reshje shirash duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meterologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit.

Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon.

Fenomeni i pazakontë do të shkaktohet për shkak të masave ajrore që vijnë nga Siçilia në Itali, të cilat pasi të do të konvertohen në reshje të dendura shiu, si një asnjë zonë tjetër në Europë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Lori Hoxha dhe Top Channel i bënë të papriturën, reagon Semi: Ajo çfarë më kanë bërë nuk do ta …

Semi Jaupaj ka ndërprerë çdo dalje publike si dhe nuk është thuajse fare aktive në rrjetet sociale.

Edhe pse ajo e ka pranuar disa herë sa ishte në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” se ka hyrë aty për më shumë (ndjekës) në rrjetet sociale dhe për të pasur një ndikim në karrierën e saj, sa duket lëndimi nga Donaldi është më i madh.

Semi, e cila ishte mikesha më e ngushtë e Donaldit brenda në shtëpi – e ka hequr edhe nga profili i saj në Instagram duke e bërë ‘unfollow’.

Semi ishte një nga fanset e dashurisë së tij dhe mikeshës së saj të ngushtë, Bora Zemanit.

Pasi Donaldi u lidh me Beatrixën, pa i dhënë asnjë shpjegim Borës, Semi dëshiron të marrë veten nga i gjithë zhgënjimi.

Ajo u largua live nga spektakli i mbrëmjes së BBV, natën kur Donaldi shprehu pëlqimin për Triksën, e ndërsa sot ka kërkuar mirëkuptimin e fansave të saj.

“Ju premtoj që do të këndoj më shumë për ju djema. Vetëm se kam nevojë për pak kohë. Ndërkohë, mund të dëgjoni këtë cover që kam bërë gjatë karantinës. (Kam pasur një periudhë shumë të vështirë emocionale dhe jam akoma duke e marrë veten nga kjo gjë). Ju dua Tinkërbells-at e mi,”- shkruan Semi në story në profilin e saj në Instagram.

Kujtojme se Donaldi i është kthyer në të njëjtën mënyrë Semi Jaupajt, shoqes së ngushtë të ish të dashurës së tij, Bora Zemanit.

Ishte Semi ajo që e para ia hoqi follow’in pas puthjeve dhe përqafimeve që ai shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosajt.

Në të njejtën mënyrë ka vepruar edhe Donaldi. As Donaldi nuk e ndjek më Semin në Instagram.

Follow’in asaj ia ka hequr vëllai i tij, Romeo, i cili ia menaxhon llogarinë që nga hyrja e tij në Big Brother VIP. Kujtojmë se në natën e spektaklit ku Donaldi pranoi publikisht që i pëlqente Triksa.

E konfirmon Arbana Osmani: Ylli Limani sonte në Big Brother VIP

Moderatorja Arbana Osmani ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se Ylli Limani do të bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.

Vetë Arbana e ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto me Ylli Limanin.

Nuk dihet se çfarë roli do të ketë ai, por me siguri nuk do të jetë një banor i ri.

Bashkë me Yllin, i ftuar në mbrëmjen e sotme ishte edhe Ledri Vula.

Ky i fundit tha se PM dhe Arbër janë shokët e tij të ngushtë dhe se i pëlqen Donaldi dhe Iliri në këtë edicion.

“Arjola është e preferuara e mamit dhe m’ka thënë me e përshëndet”, u shpreh ai.

La papritur programin, Bora Zemani njofton: Hera e parë që do të aplikohet kontrata

Ana është një konkurrente e Për’puthen, e cila zgjodhi që të largohet nga programi pa asnjë arsye.

Moderatorja Bora Zemani bëri me dije se do të aplikohet kontrata sepse ka treguar papërgjegjshmëri.

“Ndoshta ka një lidhje jashtë por nëse është e vërtetë që ka një gjë të tillë, është ofenduese për ne dhe publikun. Këto cështje mund t’i mbyllim privatisht, por zgjedhim ta bëjmë publikisht për këdo që do të bëhet pjesë e përputhen. Do të jetë hera e parë që do të aplikohet kontrata sepse ka treguar papërgjegjshmëri totale. Nga ky program do të largohen sa më shumë personat që duan famë”, tha Bora.

Xhevana Ndoj, vajza 20-vjeçare, e cila ka lënë programin, ka postuar një Instagram Story me shkrimin:

Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë.

Kujtojmë se Ana nuk është e vetmja që e ka akuzuar emisionin për skenar.

Edhe ish-konkurretët e këtij viti, apo të sezonit të dytë, fill pas daljes nga emisioni ,shpesh herë kanë shprehur pakënaqësitë ndaj produksionit. Disa prej tyre kanë qenë: Hyseni, Antonia, Shqipja, Melisa, Andi, Tea, Sindi, Bearti etj.