Kuksianët në protestë kundër çmimeve të larta të jetesës

Qytetarë të shumtë në numër kanë protestuar këtë të dielë edhe në qytetin e Kukësit.

Protestuesit kanë marshuar në shëtitoren kryesore të qytetit të verior kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës.

Me pankarta në duar ata kërkuan uljen e çmimeve duke dhe një qeverisje të përgjegjshme pasi sipas tyre 30 vjet Kukësi është vjedhur sistematikisht nga çdo politikan.

Ata akuzuan politikanët dhe qeveritarët se nuk kujdesen për qytetarët, por kujtohen për ta vetëm kur ata ngrihen dhe bërtasin.

Për më shumë lajm nga vendi dhe bota, mbi aktualitetin, showbiz apo sport, mos nguroni të na ndiqni në rrjetet tona sociale. 

Zbulohet e dashura e Armando Brojës, ja kush ia ka marrë zemrën yllit të futbollit shqiptar

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare të Futbollit, po kalon një sezon fantastik në “Premier League”.

E duket se përveç suksesit në fushën e blertë, ylli i futbollit është në një fazë shumë të bukur edhe në jetën e tij personale.

Nuk e dimë se sa zemra vajzash mund të prekë ky lajm, por numri 18 i “Southampton” është në një lidhje dashurie. “Panorama Plus” ka zbuluar se 21-vjeçari po shijon një romancë me një vajzë të quajtur Fidela.

Sikundër mund ta shihni në foton e mëposhtme Fidela është një vajzë shumë simpatike, por nuk është një figurë publike.

Rrjedhimisht, nuk dihet asgjë për jetën e saj private, por deri tani kemi mësuar se ajo studion për Drejtësi.

Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin dhe sa vite kanë në lidhje, por nëse bazohemi te interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat duken goxha serioze.

Kështu, ylli i futbollit shqiptar ka vendosur në “Bio” e tij të Instagramit shkronjën e parë të emrit të të dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.

Ky është padyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje. Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë.

Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me emojin e një unaze… fejesë? Përdorimi i një emoji të tillë zakonisht tregon fejesë ose martesë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur nga Broja për të shprehur dashurinë e tij ndaj Fidelës, duke e konsideruar si “gruaja” e tij.

Shpesh fansat e futbollit, apo edhe kritikët nuk tolerojnë dhe tregohen të ashpër me futbollistët kur ata vendosen në qendër të mediave për lidhjet e tyre. Prej kësaj “Lifeblogger” shkroi kohë më parë se i ati i ka sugjeruar Brojës të mos flasë rreth lidhjeve dhe statusit të tij.

Duket se Armando ka vendosur të ndjekë këshillën e të atit, ndonëse tashmë ka gjasë që kjo mos të zgjasë edhe më shumë.

Ndryshe nga sa bën me jetën personale, në fushë Armando Broja ka zgjedhur ‘të flasë’ dhe bujshëm madje. Këtë sezon ai ka qenë i shkëlqyer dhe ka shënuar tetë gola deri tani në të gjitha garat për ‘Saints’. Paraqitja e tij ka ngjallur interes te disa klube europiane si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund teksa po ashtu mediat e huaja raportojnë se edhe Chelsea është i interesuar ta rikthejë në skuadër yllin shqiptar, pas një viti huazimi të “Southampton”./Panorama Sport/

Rama: Po negociojmë me Serbinë për të marrë një sasi gruri të kontraktuar nga kompanitë tona

Ne një kohë që çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të situatës Rusi-Ukrainë kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza.

“Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona.

Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet.

Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe nuk pranojnë faktet”, tha Rama.

Fermerët e Devollit në protestë për uljen e çmimeve: Do i lëmë tokat djerrë, përshkallëzojmë qëndrimin tonë

Fermerët e Devollit kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta po zhvillohet përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit.

Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, uljen e çmimit të plehrave kimike etj.

Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe për shkak të mos shitjes së prodhimeve bujqësore. Ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.

Protesta sipas fermerëve do të vazhdojë nëse nuk merren masa nga qeveria. Në terren ndodhen edhe efektivë të policisë.

Për më shumë lajme nga vendi dhe bota, mos nguroni të na ndiqni në rrjetet sociale. 

Dëshmia e rrallë, ish-bashkëshortja e Putin tregon propozimin e çuditshëm që ai i bëri për martesë

Vladimir Putin është kthyer në qendër të vëmendjes, sidomos në javët e fundit që kur Rusia ka hyrë në Ukrainë.

Mediat amerikane kanë publikuar një historia të kreut të Kremlinit me gruan e tij të parë, kur i ka propozuar për martesë.

“ Kur Vladimir Putin i propozoi gruas së tij të parë, ai ishte aq i ulët sa ajo ishte e sigurt se ai po përpiqej ta linte atë”, shkruan New York Post, që sjell në vëmendje propozimin e çuditshëm që ish gruaja Lyudmila Shkrebneva e ka treguar në vitin 2000.

Ti e di se çfarë lloj personi jam tani,” i tha Putin Shkrebnevas pasi ata kishin pasur një lidhje për gati katër vjet në vitin 1983.

“Në përgjithësi, nuk jam i qetë. Në këto tre vjet e gjysmë, me siguri e keni vendosur”, tregon ish gruaje e Putinit.

Në atë kohë, Putin punonte për KGB-në, policinë sekrete shumë të frikshme të Bashkimit Sovjetik. Puna e tij kryesore, përpara se të dërgohej në Gjermaninë Lindore ishte të monitoronte të huajt dhe zyrtarët konsullorë në Leningrad.

Për Shkrebnevën, “dukej sikur ata po ndaheshim”, pasi kur ajo i tha Putini se kishte vendosur, “ai lëshoi ​​një “Po” të dyshimtë.

Në fakt, Shkrebneva pranoi se “nuk mendonte shumë” për burrin e veshur keq që kishte takuar në një teatër në fund të viteve 1970. Por ata mbajtën kontakte pasi Putini i dha asaj numrin e tij të telefonit.

Çifti ka dy vajza, Mariya dhe Yekaterina. Ndërsa ata e bënë publik divorcin e tyre në vitin 2013. Divorci u konfirmua kur emri i saj u hoq më vonë nga biografia zyrtare e Putinit në faqen e internetit të Kremlinit.

Horoskopi ditor, 13 mars 2022

Dashi: Ruani qetësinë për çdo përplasje që mund të keni me partnerin/partneren. Lajme pozitive vijnë nga ana e punës. Nëse keni ndjekur një projekt, konfirmimet për marrëveshjen mund të vijnë së shpejti.

Demi: Në dashuri, Hëna ju favorizon të mbani kontakte me personat që ju pëlqejnë ndërsa kanë nisur historitë e reja. Megjithatë, ju duhet të përballeni me disa përgjegjësi. Në punë mund të ketë ndryshime.

Binjakët: Sot keni dialog mjaft të mirë me partnerin/partneren. Marrëdhënie të mira të mundshme mund të keni me Gaforren. Në punë jeni të shqetësuar, por duhet të bëni përpjekje për t’u qetësuar.

Gaforrja: Sot do të jetë një ditë emocionuese në romancën tuaj. Në punë, nëse e keni pasur të vështirë, mos u ktheni pas.

Luani: Në dashuri ka pak paqartësi, por Hëna do të kthehet në shenjën tuaj. Në punë do ketë diskutime ndoshta për shkak të bonusit që keni kërkuar prej kohësh, por bëjeni javën e ardhshme.

Virgjëresha: Dashuria është pak e çuditshme, por do të keni ditë të këndshme nëse po jetoni një histori dashurie me Akrepin dhe Demin. Në punë situata përmirësohet dhe zgjidhja që prisni mund të vijë, edhe nëse mund të mos jetë plotësisht e kënaqshme.

Peshorja: Këtë fundjavë do të përjetoni momente emocionuese në dashuri. Falë yjeve, në punë premtohet dicka e re, por duhet të jeni të duruar dhe të prisni.

Akrepi: Falë ndikimit të Hënës, është dita juaj për të ‘rrëmbyer’ zemrën e personit që pëlqeni, ndaj shfrytëzojeni. Në punë duhet të reflektoni ndërsa një përgjigje e rëndësishme vjen mes datës 21 dhe 22.

Shigjetari: Aftësitë tuaja për të vepruar sot për një lidhje të mundshme dashurie janë të mira. Ndërsa në punë, duhet pak objektivitet.

Bricjapi: Shmangni diskutimet pasi në dashuri, hëna është në anën e kundërt. Në punë ndiheni pak të humbur dhe nuk dini cfarë të bëni.

Ujori: Dashuria është e mirë, por kujdes nga një keqkuptim i mundshëm. Në punë shtyni vendimet e rëndësishme pas datës 21.

Peshqit: Hëna e favorshme në dashuri, ndaj nëse jeni beqar, bëhuni gati për të nisur një histori të re. Në punë duhet të kapni momentin dhe të bëni plane për të ardhmen.

Njerëzit më punëtorë që keni njohur u përkasin këtyre shenjave të zodiakut

Janë disa njerëz që prioritet gjithmonë kanë punën.

Astrologjia mendon se kjo gjë varet dhe nga shenja e tyre e horoskopit ndaj hidhini një sy nëse jeni dhe ju pjesë:

Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive.

Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.

Luani është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave.

Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave.

Stuhia “filippos” në Greqi/ Moti i keq me dëborë dhe ngrica. Mbyllen shkollat

Pasi ka goditur gjithë ditën e enjte pjesën jugore të Greqisë me reshje bore dhe rënie të temperaturave, vala e motit të keq e ashtuquajtur ‘Filippos’ pritet të rikthehet edhe më e vrullshme në orët në vazhdim edhe në zona të tjera të vendit, sipas parashikimeve të sinoptikanëve.

Malakasa, Afidnes dhe shumë fshatra jashtë Athinës, janë mbuluar me borë ,ndërsa në ishullin Evia, ka zona malore ku bora shkoi në mbi një metër.

Sotirios Dedas, banor në Afidnes: Është shumë e vështirë, sepse rruga është e përpjetë, kemi akull, nuk mund të dalim. Zinxhirë dëbore, nuk jemi mësuar të përdorim, tani po levizim pa zinxhirë.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat në Athinën veriore dhe rajonet perëndimore e qendrore të Greqisë për shkak të motit.

Kostas Kravaritis: Rrugët ende nuk janë pastruar, bora, siç mund ta shihni në makinën time këtu, është gati gjysmë metër, dola nga makina me shumë vështirësi.

Gjithashtu në rajonin e Atikës, autoritetet bllokuan automjetet e rënda të hyjnë në autostradën kryesore të vendit që lidh Athinën me veriun e vendit dhe të gjitha makinat e tjera, lejoheshin vetëm në se kishin zinxhirë,për të mos u përsëritur ngjarja e fundit të janarit të këtij viti , kur mijëra automjete e qytetarë mbetën të bllokuar për orë të tëra në mes të borës, në një prej autostradave kryesore të kryeqytetit grek dhe jo vetëm.

Ndërsa vala e motit të keq pritet të vazhdojë deri të dielën me stuhi bore kryesisht në pjesën jugore të vendit , në Egje dhe Kretë, Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë me dije se muaji mars i këtij viti është më i ftohti i dhjetëvjeçarit të fundit.

Anulim tenderash për të shmangur efektet e situatës në Ukrainë? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje kritikëve të cilët i kërkojnë ndalimin e tenderave.

Rama foli për një reduktim të tyre, fondet e të cilave tha ai do të përdoren për Paketën e Rezistencës Sociale.

Pjesë nga Intervista:

Ju kërkoni sakrificë të qytetarëve A do ishte një alternativë të ndaloheshin tenderat për mobilim zyrash PPP.

Rama: Nuk bëhen tendera për mobilim. Faktet janë të rëndësishme. Kam parë që dalin në tv e flasin për gjëra ireale e ju them se raporti është si ai 430 mln i famshëm. Sa herë ka krizë, shkohet te PPP thua se janë kot, apo s’kanë lidhje me popullin.

Kë të heqim? Sterilizimin e pajisjeve spitalore? Unë mendoj që jo, njerëzve t’iu ofrojmë operacion të sigurtë. Të heqim analizat? Mendoj që jo. Të heqim dializën falas për njerëzit? Mendoj që jo. Të mbushin Tiranën me plehra e mos paguajmë për landifillin e Sharrës? Unë mendoj që jo. Këta nuk kuptojnë se nuk kanë lidhje me popullin. Kërkesa për chech up, ka kaluar pritshmëritë tona. Është diçka në shërbim të njerëzve.

Ju folët për një reduktim të tenderave ..
Rama: Ato janë minimizuar dhe ne me këtë paketë që është masive, sigurisht që këto para i kemi spostuar nga të tjera. Kemi bërë lëvizje, shkurtime drastike në anë të tjera.

Ju thoni z. Rama se nuk është turp të kërkosh, cfarë kërkuat në Dubai?
Rama: Shkova se ishte dita e Shqipërisë në Expo 2020. Sipas linjës organizative, janë të ftuar një delegacion, me të gjitha shpenzimet të paguara, se këtu cfarë nuk dëgjojmë. Shtysë ishte takimi me Princin e Kurorës, ka rifituar ndjenjën e mirë për Shqipërinë.

Është një nismë edhe personale. U gjend gati për tërmetit kemi folur edhe për këtë situatë. Nuk dua të them më shumë. Po të dëgjoje atë lidhur me pasojat e luftë ishte i shqetësuar për efektet në ekonomi inflacion. Problemi më i madh është ajo që thash, mungesa e energjisë.

Bënë “një dynja lëmsh”, Donaldi dhe Beatrix japin shenjën e parë se janë sërish bashkë

Historia e dashurisë që lindi në Big Brother mes Donaldit dhe Beatrix krijoi një zhurmë të madhe në publik.

Por ndërsa të gjithë e dinim se pas daljes nga shtëpia të dyshes, lidhja e tyre romantike mori fund, sot ata kanë dhënë disa sinjale se mund të jenë rikthyer.

Një palë syze janë bërë sinjali që të ngrihen dyshime nga fansat se ata tashmë janë sërish në një lidhje.

Donaldi ka publikuar një foto me një palë syze palë syze dielli me skelet të bardhë, duke shkruar: Këto janë syze për goca më duket.

Pas këtij postimi ka reaguar edhe Beatrix, e cila provon modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që ka vendosur Donald.

“Nuk më mungojnë asnjëherë një palë të tilla”, shkruan ajo